Talenti shqiptar firmos kontratë 3-vjeçare me Interin

Talenti shqiptar firmos kontratë 3-vjeçare me Interin

09:42, 25/09/2020

Talenti shqiptar, Kristian Dervishi, është zyrtarisht pjesë e Interit.

17-vjeçari, i cili në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së Atalantës, i është bashkuar klubit të madh italian duke firmosur kontratë 3-vjeçare.

Dervishi do të jetë në dispozicion të trajnerit Kivu, me ekipin e 18-vjeçarëve.

Formula e transferimit të 17-vjeçarit te Interi është huazim me të drejtë blerjeje.

Roli i tij është sulmues krahu, teksa vlen të theksohet se Dervishi është pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco