Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, Milan priti Bodo Glimt në San Siro.
Skuadra italiane u befasua në fillim të lojës, pasi miqtë kaluan në avantazh me anë të Junker (0-1, 15). Megjithatë, dy minuta më vonë, Calhanoglu me një goditje të shkëlqyeshme barazoi rezultatin (1-1, 17).
Në minutën e 32-të, kuqezinjtë gjetën dhe golin e avantazhit, falë Colombos i cili përfitoi nga një devijim i Calhanoglu për të çuar topin në rrjetë (2-1). Pjesa e dytë nisi me Milanin më kërkues, kuqezinjtë shënuan sërish falë magjisë së Calhanoglusë për 3-1. Bodo ngushtoi sërish avantazhin në 3-2 falë Hauge. Milani vuajti deri në fund, por mbajti avantazhin. Kuqezinjtë do të përballen me Rio Aven në turin tjetër të Europa Leagues.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: