Bayern i pandalshëm, fiton Superkupën e Europës përballë Sevillas

Bayern i pandalshëm, fiton Superkupën e Europës përballë Sevillas

23:29, 24/09/2020

Bayern fiton trofeun e katërt për vitin 2020.

Bavarezët fituan 2-1 ndaj Sevillas në Superkupën e Europës duke treguar edhe një herë që është “Mbret” i kontinentit të vjetër.

Spanjollët kaluan të parët në avantazh ndaj bavarezëve nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 13’ Lucas Ocampos goditi në perfeksion duke mposhtur portierin e Bayernit, Manuel Neuer.

Në minutën e 34’ ishte Leon Goretzka i cili finalizoi në mënyrën fantastike super aksionin e baravrezëve duke dërguar topin drejt rrjetës. Për më tepër shikoni klasin e pabesueshëm të Thomas Muller i cili jep pasim me të jashtmen.

Në fraksionin e dytë të lojës Bayerni ishte më kërkues por pa mundur që të shënonte. Vlen të theksojmë që në minutën e 51’ ishte Leëandoëski i cili dërgoi topin në rrjetë dhe për arbitrin gjithçka ishte në rregull. 3 minuta më pas ndërhyn VAR-i duke anuluar golin për pozicion jashtë loje. Deri në minutat e fundit të lojës së rregullt rezultati qëndroi i pandryshuar 1-1.

Kjo përballje detyrohet të shkojë në shtesë. Menjëherë në minutën e 104’ ishte pikërisht një spanjoll që ndëshkon Sevillan. Javi Martinez goditi bukur me kokë dhe mposhti portierin kundërshtar duke dërguar topin në rrjetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco