‘Po ta lije të luante futboll të vinte në vështirësi’, Mourinho me elozhe për Shkëndijës: Nëse nuk ndesheshin...

‘Po ta lije të luante futboll të vinte në vështirësi’, Mourinho me elozhe për Shkëndijës: Nëse nuk ndesheshin...

22:21, 24/09/2020

Paraqitje dinjitoze e Shkëndijës së Tetovës, pavarësisht humbjes 1-3 ndaj Totenhemit. Kjo gjë u konfirmua edhe nga një prej trajnerëve më të mirë në botë si Jose Mourinho. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku portugez, nuk nguroi t’i thurte elozhe tetovarëve, duke u shprehur:

Image

“Nëse Shkëndija do të luante kundër një skuadër tjetër, jo kundër nesh do të kishte më shumë shanse, për t’u kualifikuar. Është një skuadër që po ta lesh të luash futboll, të vë goxha në vështirësi. Mendoj se kishin më shumë cilësi se Lokomotiva Plodiv. Shpreh keqardhje që luajtëm në një stadium të boshatisur, por gjithsesi duhen respektuar rregullat”, u shpreh ndër të tjera Mourinho për "Super Sport".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco