VIDEO/ Paraqitje dinjitoze e Shkëndijës, kuqezinjtë ia bëjnë të vështirë fitoren Tottenham

VIDEO/ Paraqitje dinjitoze e Shkëndijës, kuqezinjtë ia bëjnë të vështirë fitoren Tottenham

21:59, 24/09/2020

Për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës,  Shkëndija e Tetovës priti në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit skuadrën e Tottenham.

Një paraqitje dinjitoze e djemve të Ernest Gjokës, por që përballë një prej skuadrave të mira në Premier League nuk ia doli të kualifikohej në raundin tjetër.

Tetovarët u mposhtën me rezultatin 1-3 nga “gjelat” e Anglisë. Spurs  kaluan shpejt në avantazh me anë të Lamela-s, i cili mori një pasim të shkëlqyer nga Son (0-1, i 5-ti). Kuqizinjtë arritën të barazonin rezultatin e sfidën, me një supergol të Nafiut (1-1, 55).

Mirëpo, klubi londinez kaloi sërish në avantazh, me anë të koreano-jugorit, Son, i cili përfitoi nga një top i kthyer nga portieri për të shënuar (1-2, 70). Në fund të ndeshjes, goli me kokë i Harry Kane lejoi Tottenham të vulosë kualifikimin në turin tjetër(1-3, 80).

VIDEO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco