E konfirmon/ Koeman: Depay do të vijë në Barcelonë, por fillimisht duhet që...

E konfirmon/ Koeman: Depay do të vijë në Barcelonë, por fillimisht duhet që...

09:05, 16/09/2020

Ronald Koeman e ka pranuar se Memphis Depay do të transferohet tek Barcelona.

Për Depay është përfolur vazhdimisht kohëve të fundit se do të ribashkohet me ish-trajnerin me të cilin ka punuar tek Kombëtarja e Holandës.

Por, presidenti i Lyonit, Kean-Michel Aulas, tha në fillim të kësaj jave se Barcelona nuk mund ta përballojë blerjen e Depay për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

“Në mënyrë që Depay të vijë, ne duhet të shesim fillimisht”, tha Koeman për Fox Sports.

Koeman pret ta nisë sezonin në La Liga pa përforcimet e mundshme, megjithatë: “Po punojmë për sezonin e ri dhe mendoj se do ta nisim atë me grupin e njëjtë të lojtarëve që i kemi tani”.

Barcelona do ta nisë sezonin e ri 2020/21 në La Ligë në përballjen ndaj Villarealit më 26 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco