Eto’o nuk i paguan detyrimet si prind, përballet në gjyq me të birin

Eto’o nuk i paguan detyrimet si prind, përballet në gjyq me të birin

08:42, 16/09/2020

Samuel Eto’o do të përballet me njërin prej fëmijëve të tij në gjyq.

Ish-ylli i futbollit botëror është denoncuar nga i biri Marian se nuk ka paguar asnjë detyrim prindëror ndaj tij (ushqim, studime. etj).

I biri i fituesit të 3 Ligave të Kampion;ve i është bashkuar ekipit të të rinjve të Real Oviedos dhe pretendon se babai i tij i detyrohet të paguajë 20 mijë euro.

Prej vitesh Eto’o nuk ka pranuar të bisedojë dhe të ndihmojë të birin që pas ndarjes nga e ëma e tij. Problemet jashtë futbollit e kanë shoqëruar ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit teksa ka 8 fëmijë nga 3 lidhje të ndryshme. Ndaj vajzës së tij Erika, e cila lindi nga lidhja e tij me një kamariere nga Kepi i Gjelbër, duhet të paguajë detyrimin prindëror, të cilin e ka anashkaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco