Bind në ndeshjen e parë, Chelsea konfirmon menjëherë kandidaturën për titull

Bind në ndeshjen e parë, Chelsea konfirmon menjëherë kandidaturën për titull

23:24, 14/09/2020

Chelsea është cilësuar si “mbreti” i merkatos deri në këto momente, pasi ka shpenzuar më tepër se 200 milionë euro për të sjellë në “Stamford Bridge” disa nga emrat më të spikatur të futbollit botëror si Havertz, Werner, Chilwell, Thiago Silva, Ziyech, etj.

Mbrëmjen e sotme “blutë e Londrës” debutuan zyrtarisht më ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier League, të cilën shorti ua kishte rezervuar në “Amex Stadium” përballë Brightonit, sfidë që londinezët ia dolën ta fitojnë me shifrat 1-3 dhe të largohen me tre pikë.

Jorginho me penallti, James dhe Zouma shënuan për londinezët, ndërsa për vendësit barazoi përkohësisht Trossard.

Skuadra e Lampard merr tri pikët e para, duke u konfirmuar menjëherë si kandidate për titullin kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco