Largohu ose... Drejtuesit e Barcelonës ‘kërcënojnë’ Luis Suarez

Largohu ose... Drejtuesit e Barcelonës ‘kërcënojnë’ Luis Suarez

22:04, 14/09/2020

Mediat katalanase konfirmojnë se marrëdhëniet mes Barcelonës dhe Luis Suarez janë mjaft të tensionuara, pasi futbollisti nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman, por njëkohësisht nuk pranon prishjen e parakohshme të kontratës që skadon verën e ardhshme.

Uruguaiani është gati të heqë dorë nga kontrata vetëm nëse merr rrogën edhe për sezonin e ardhshëm, por kjo ka acaruar jo pak drejtuesit e Barcelonës, të cilët e kanë kërcënuar Suarez se do ta lënë një vit në tribunë nëse nuk pranon largimin.

E ndërkohë që te Barcelona vijojnë diskutimet për gjetjen e një zgjidhjeje, situata monitorohet me mjaft interes nga Juventusi, që e sheh Suarez si alternativën e duhur për ta aktivizuar në majën e sulmit.

Bardhezinjtë kanë nevojë për një sulmues dhe siç e tha edhe trajneri Pirlo, sa më shpejt të jetë e mundur, duke qenë se kampionati fillon këtë fundjavë, ndërsa Suarez mbetet momentalisht zgjidhja e parë.

Por për të arritur te uruguaiani, duhet që ky i fundit të prishë kontratën me Barcelonën dhe më pas të japë një provim për të marrë pasaportën italiane, pasi momentalisht bardhezinjtë nuk kanë asnjë vend të lirë për ekstra-komunitarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco