E duan Barcelona dhe Reali, menaxheri zbulon të ardhmen e Lautaro Martinez

E duan Barcelona dhe Reali, menaxheri zbulon të ardhmen e Lautaro Martinez

21:04, 14/09/2020

Ishte folur gjatë për një largim drejt kampionatit spanjoll, ku ndiqej prej kohësh nga Barcelona dhe së fundi edhe nga Reali i Madridit, por Lautaro Martinez do të mbetet tek Interi edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë vetë menaxheri i sulmuesit argjentinas, Beto Yaque, i cili ka pasur një takim me Drejtorin Sportiv të Interit, Piero Ausilio.

Duke dalë nga zyrat e klubit milanez, konfirmoi se Lautaro do të vijojë të mbajë veshur fanellën zikaltër.

“Ishte një vizitë kortezie, për të përshëndetur mikun tonë Piero Ausilio. Nuk u diskutua as për Barcelonën dhe as për Realin. Lautaro do të qëndrojë tek Interi”, deklaroi menaxheri menjëherë sapo doli nga zyrat e klubit zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco