Fiorentina dhe Milani në FIFA për ‘çështjen Rebic’

Fiorentina dhe Milani në FIFA për ‘çështjen Rebic’

20:37, 14/09/2020

Firmosja e Ante Rebic me Milanin ka ngjallur dyshime te ish-klubi i kroatit, Fiorentina.

Sipas mediave italiane, klubi “vjollcë” mund të dërgojë çështjen në FIFA.

Duke qenë se 27-vjeçari ka qenë i Fiorentinës dhe u ble në vitin 2018 nga Eintrahti i Frankfurtit për t’u huazuar më pas te Milani, klubit të Firences i kërkon një përqindje e përfitimit nga transferimi i nënkampionit të botës.

Duke qenë se paratë nuk kanë mbërritur në adresën e Fiorentinës, atëherë presidenti i klubit të “vjollcë”, Rocco Commisso mund të dërgojë çështjen e kroatit në FIFA.

Fiorentina ka dyshime në lidhje me operacionin e blerjes së Rebic nga Milani, pasi kuqezinjtë nuk e bënë të ditur shifrën e blerjes së ish-futbollit të Eintrahtit të Frankfurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco