Tirana firmos kontrata profesioniste me 2 talente të Akademisë

Tirana firmos kontrata profesioniste me 2 talente të Akademisë

18:03, 14/09/2020

Tirana vazhdon të firmosë kontrata profesioniste me elementë cilësorë nga skuadrat e të rinjve.

Së fundmi pjesë e bardhebluve janë bërë Omar Musaj dhe Marvin Kodra, të cilët vinë nga akademia dhe kanë firmosur kontratat e tyre të para me bardheblutë.

I pari është 18-vjeç dhe aktivizohet si mbrojtës, ndërsa i dyti është 19-vjeç dhe luan si portier.

Me Egbon si trajner të Tiranës, të 7-të futbollistët e akademisë që janë bërë pjesë e skuadrës së parë do të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre.

Klubi i Futbollit Tirana njofton dy afrime të reja nga Akademia e Futbollit Tirana. Mbrojtësi i majtë Omar Musaj dhe portieri Marvin Kodra zyrtarizuan sot bashkimin e tyre me ekipin e parë për sezonin e ri. Mbrojtësi 18 vjeçar dhe “gardiani” shtatlartë vijnë si një përforcim i mirë për skuadrën. I urojmë suksese me fanellën bardheblu“, lexohet në komunikatën e 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco