Bllokimi i merkatos së Partizanit detyron Eni Imamin të zgjedhë një tjetër klub të Superligës

Bllokimi i merkatos së Partizanit detyron Eni Imamin të zgjedhë një tjetër klub të Superligës

16:26, 14/09/2020

Eni Imami zgjedh Vllazninë. Futbollisti që u largua këtë verë nga Skënderbeu dhe që i ishte premtuar Partizanit, por nuk u transferua dot te të kuqtë për shkak të bllokimit të merkatos, do ta vazhdojë karrierën te shkodranët.

Imami ka arritur akordin me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmati, dhe është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Vllaznisë, me të cilën ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.

Bashkë me Imamin që luan në si mbrojtës qendre, si mbrojtës krahu, por edhe si mesfushor, Vllaznia ka afruar edhe portierin e talentuar Kristi Qarri me të cilin ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

Image

Mesditën e sotme, Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar me lojtarin Eni Imami, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes. Njëkohësisht është nënshkruar një kontratë për 5 sezone sportive me portierin e talentuar Kristi Qarri, i cili do të jetë një alternativë e rëndësishme për portën kuqeblu jo vetëm për të rriturit, por edhe për ekipin U-21. Një marrëveshje e tillë afatgjatë është pjesë e strategjisë së Klubit të Futbollit Vllaznia në promovimin dhe inkurajimin e talenteve shkodrane brenda kampionatit shqiptar dhe në ligat tjera evropiane”, shkruan klubi shkodran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco