Trotuaret që po pengojnë lëvizjen e udhtarëve tek stacioni do të hiqen

Trotuaret që po pengojnë lëvizjen e udhtarëve tek stacioni do të hiqen

13:56, 17/01/2020

Edhe pse është thuajse njëri ndër vendet më të frekuentuara  të kryeqendrës, për disa dekada në hapësirën e Stacionit të Autobusëve të Prishtinës nuk janë bërë investime.

Por nga viti i kaluar aty kanë nisur edhe investime jo të pakta e të cilat kanë rënë edh enë sy të qytetarëve që frekuentojnë stacionin.

Edhe përkundë investimeve, një  gjë shqetësuese vazhdon të mbett vendosja e dy palë trotuarëve, në  njërën nga hyrjet kryesore tek stacioni, ku udhtarët me qanta dore apo kuferë me rrota, hasin në vështirësi të kalimit të dy trotuarëve të vëna nga qeverisja e kaluar e stacionit.

"Syri.net", sjell edhe një fotografi se si një nga shumë frekuentues të autobusëve tek stacioni has në vështirësi të kalimit të këtyre trotuareve  me  qantat e saja. Ajo detyrohet qe kur arrin te trotuaret t'i  tërheq lartë saj, e të cilat siç edhe shihet në foto.

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Lokale Stacioni Autobusëve në Prishtinë Luan Hoti, tha për "Syri.net", se  është planifikuar të hiqen ato pengesa të cilat janë vënë vite më parë. Këto  troturare është paraparë të hiqen në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës në hapësirën e stacionit e cila nuk kishte pësuar invetsime tash tri degada e të cilat invetsime kanë nisur me ardhjen time. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco