'Skandal!'/ Berisha ndan videon: Rama pranoi publikisht përdorimin e DPI për përgjimin e qytetarëve

'Skandal!'/ Berisha ndan videon: Rama pranoi publikisht përdorimin e DPI për përgjimin e qytetarëve

10:51, 06/06/2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka pranuar publikisht përdorimin e teknologjive të mbikëqyrjes për monitorimin e qytetarëve shqiptarë.

Në videon e shpërndarë nga Berisha, Rama deklaron se Shqipëria ka ndërtuar sisteme të avancuara mbrojtjeje kundër sulmeve kibernetike dhe se institucionet kanë mundësi të shohin aktivitetin në rrjet. Ai përmend gjithashtu se, në ditën kur u përhap një ngjarje e caktuar në rrjetet sociale, numri i përdoruesve të lidhur me Shqipërinë ishte pesë herë më i lartë se zakonisht.

Sipas Berishës, këto deklarata ngrenë dyshime serioze se qeveria po përdor teknologjinë DPI (Deep Packet Inspection) për të monitoruar komunikimet dhe aktivitetin online të qytetarëve. Kreu i opozitës e cilësoi këtë si një akt të rëndë kundër lirive dhe të drejtave kushtetuese.

“Skandal, pranon me gojën e tij të zezë se po përdor DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim anti-kushtetues. Çmenduri!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Postimi:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco