Grupi i punës i Këshillit të Bashkimit Evropian, i njohur ndryshe edhe si COELA, miratoi pas katër muajsh raportin IBAR për Shqipërinë, që i hap rrugë fillimit të mbylljes së kapitujve të negociatave.
Por raporti fillestar i muajit shkurt ndryshon shumë me atë të miratuar në muajin maj.
Kushtet për Shqipërinë janë shtuar ndjeshëm.
Bie në sy gjithashtu se për herë të parë, COELA jo vetëm që njeh dhe pranon farsën elektorale në Shqipëri, por kërkon që të merren masa konkrete kundër kësaj farse.
Kështu, në muajin shkurt, në pjesën për zgjedhjet, në raportin e IBAR kërkohej që ‘rekomandimet duhet të zbatohen efektivisht’, duke iu referuar rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Kurse në raportin e majit thuhet konkretisht: Zbatimi i rekomandimeve kërkohet 'në kohë dhe efektivisht në prag të zgjedhjeve bashkiake të ardhshme'.”
Në këtë mënyrë BE krijon presion kohor eksplicit të lidhur me ciklin zgjedhor të ardhshëm.
Por pjesa më e fortë e pjesës për zgjedhjet vjen më pas, kur COELA kërkon që të luftohet partia-shtet dhe kritikohet ashpër rrjeti i patronazhistëve të partisë në pushtet.
“Shqipëria duhet të sigurojë fushë loje të barabartë... duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe levës institucionale si dhe duke reduktuar ndikimin e rrjeteve të patronazhit,” thuhet në raportin e miratuar në maj.
Ndërkohë në raportin e muajit shkurt nuk ekzistonte një përcaktim i tillë.
Kujtojmë se të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë faktuar farsën elektorale në Shqipëri.
Tashmë farsa elektorale bëhet pjesë edhe e dokumenteve të integrimit të vendit, diçka e pandodhur më përpara.
Shqipëria është shpallur edhe zyrtarisht si autokraci elektorale nga organizata e njohur V-Dem.
© SYRI.net