Deputeti i Belind Këlliçi i Partia Demokratike e Shqipërisë në një postim në rrjetet sociale shkruan se dy bashkëpunëtoret më të afërta të kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilave sipas tij ka akuza dhe hetime për abuzime të mëdha financiare, vijojnë të jenë të lira dhe pa pasoja ligjore.
Këlliçi ngre pyetje mbi, siç shprehet ai, “imunitetin” e tyre dhe pretendon se kjo lidhet me dijen dhe provat që ato mund të kenë për çështje që përfshijnë figura të larta të qeverisë. Ai e cilëson situatën si një sfidë ndaj parimeve ligjore dhe kushtetuese në vend, duke akuzuar një sistem të ndërtuar mbi arrogancë dhe mungesë llogaridhënieje.
Në fund të reagimit të tij, Këlliçi i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në një protestë të paralajmëruar në orën 19:00, duke e konsideruar atë një moment për të shprehur kundërshtinë ndaj, siç thotë ai, padrejtësive të sistemit.
Postimi i plotë:
Dy bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës janë sot të lira për të bërë gjithçka për çka janë marrë të pandehura.
Linda e AKSH-it dhe Bela e rrugëve, e parqeve fotovoltaike & tigrave Bangladeshas, janë mbi ligjin, mbi shoqërinë, mbi qytetarët edhe pse njëra hetohet për 1.1 miliardë euro abuzim dhe tjetra për 40 milionë euro!!!
Nga buron imuniteti i tyre dhe pse me gjithë akuzat e rënda ato janë të lira?!
Ka vetëm një shpjegim!
Dijenia dhe provat që ato kanë për autorin kryesor të këtyre veprave penale, që është Edi Rama.
Shqipëria dhe shqiptarët po sfidohen rëndë nga kjo arrogancë, nga kjo shkelje e parimeve dhe normave ligjore e kushtetuese.
Sot në shesh, në orën 19:00, është rasti të tregojmë se nuk jemi skllevër të këtij sistemi të Edi Ramës.
© SYRI.net