Partia Demokratike denoncon publikisht skandalin më të fundit me koncesionin e Sterilizimit që tashmë prej disa javësh i ka kaluar shtetit, duke akuzuar se qytetarët nuk kanë mundësi të kryejnë analizat.
Për këtë shkak është kërkuar edhe një interpelancë në Parlament me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.
Këtë e deklaroi sot gjatë një konference për mediat deputeti i PD-së, Bardh Spahia, njëkohësisht ish-kryebashkiak i Shkodrës.
âPartia Demokratike kĂ«rko njĂ« interpelancĂ« nĂ« Parlament me ministren e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« pĂ«r çështjen e sterilizimit. Ajo vetĂ« e pranoi publikisht se qytetarĂ«t nuk kanĂ« mundĂ«si tĂ« bĂ«jnĂ« analizatâ, tha Spahia mes tĂ« tjerash.
Ai akuzoi qeverinë se edhe në këtë rast, nëpërmjet koncesionit që tashmë është bërë shtetëror, kërkon përfitime, duke i bërë thirrje SPAK që të hetojë.
âPse SPAK nuk heton koncesionin e Sterilizimit. Ministria e pranoi vete se nuk bĂ«hen analizat. Qeveria e ka vendosur nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes pĂ«rfitimin nga koncesioni, kĂ«rkojmĂ« hetimin e kĂ«tij rastiâ, deklaroi ligjvĂ«nĂ«si demokrat ditĂ«n e sotme nga selia e Kuvendit.
© SYRI.net