Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka publikuar një foto nga pika kufitare e Muriqanit, ku shihen radhë të gjata automjetesh që presin për të kaluar drejt Malit të Zi.
Sipas tij, kjo situatë vjen si pasojë e rritjes së çmimit sot të naftës nga Edio Rama, duke bërë që qytetarët të kalojnë kufirin për të siguruar naftë më të lirë.
Reagimi i plotë i deputetit Gjin Gjoni:
Radhë kilometrike në pikën kufitare të Muriqanit. Shqiptarët, të grabitur çdo ditë nga taksat dhe çmimet abuzive të vendosura nga qeveria e Edi Rama, detyrohen të presin me orë të tëra në kufi për të siguruar naftën më të lirë.
Ky është turpi i një shteti që nuk mbron qytetarët e vet, por i detyron të poshtërohen për mbijetesë. Një dështim i hapur dhe një abuzim që s’mund të fshihet më. Në Mal të Zi, nafta 1.65 €, në Shqipëri 220 lekë ose 2.3 euro për litër.
© SYRI.net