Çmimi i naftës në Shqipëri ka shënuar një tjetër rritje rekord në orët e fundit, duke thelluar krizën e çmimeve dhe kostot tek qytetarët. Deklarata e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë për mosndërhyrje në treg duket se është marrë si leje nga kompanitë që kanë vijuar rritjen e çmimeve. Sot edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi ka deklaruar se qeveria nuk do të heq asnjë taksë, edhe pse thuajse të gjitha vendet europiane e kanë marrë si masë për të ndihmuar qytetarët e tyre.
Syri TV
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama e cilësoi të moderuar rritjen e çmimit të naftës dhe deklaroi se qeveria do të monitorojë tregun e karburantëve, furnizuesit e naftës i kane marrë si leje këto deklaratat, për të rritur edhe më tej çmimin, në kurriz të qytetarëve. Dhe ndërsa abuzimi dhe spekulimi me çmimin e naftës vijon, qeveria nuk ka asnjë plan të ndërmarrë masa kontrolle per kontrollin e çmimit. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministri I Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karaçi, u shpreh se qeveria nuk ka ende vendim të riktheje bordin e naftës dhe as nuk e mendon heqjen e taksës së qarkullimit, që rëndon xhepat e qytetarëve, në strukturën e çmimit të naftës.
Që prej nisjes së konfliktit në lindjen e mesme, vendet e rajonit si Kosova e Serbia morën menjëherë masa konkrete për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimit të karburanteve. Se fundmi qeveria italiane, ndërmori një pakete masash që përfshijnë, përfshijnë një ulje 20-ditore të akcizës, me një ndikim në çmim prej 25 centësh për litër për benzinën dhe naftën, ndërsa në Shqipëri, qeveria Rama nuk e cilëson të arsyeshme të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët nga rritja e menjëhershme e çmimeve të karburanteve.
© SYRI.net