'Shteti po kthehet në fajdexhii', Vasili: Rama po merr kontroll të gjyqësorit për të fshehur borxhet publike

08:46, 18/03/2026

Një iniciativë e re e qeverisë po konsiderohet me pasoja të rënda për shtetin ligjor dhe qytetarët, duke e shndërruar shtetin në një "fajdeçi" që uzurpon kompetencat e bankave dhe gjykatave.

I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', Petrit Vasili tha se kjo lëvizje jo vetëm që cenon pavarësinë e institucioneve, por hap rrugën për shantazh elektoral dhe favorizimin e bankave të caktuara me paratë e buxhetit të shtetit.

Argumenti kryesor është se shteti po merr përsipër kompetenca që nuk i takojnë, duke u dhënë të drejtën institucioneve të tij të mos marrin vetëm kolateralin e paracaktuar, por çdo aset tjetër me vlerë që zotëron debitori.

Sipas Vasilit, kjo ngre alarmin se mund të sekuestrohen prona e toka në zona me interes, të cilat më pas mund të përdoren për ndërtime dhe pastrim parash, duke i kaluar pronat nga qytetarët tek duar të tjera me interesa të dyshimta.

Një tjetër shqetësim madhor i ngritur në studio është ai i "patronazhimit politik". Vasili tha se mijëra qytetarë me kredi të këqija bëhen një masë lehtësisht e shantazhueshme në prag të zgjedhjeve.

Duke u mbajtur borxhi si "shpatë mbi kokë", qeveria mund të ushtrojë presion për vota, duke përdorur premtimin për zgjidhje apo legalizime, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. "Na jepni votën, përndryshe ju marrim shtëpinë" është presioni i nënkuptuar që mund të ushtrohet mbi këtë kategori vulnerabël.

Pika e tretë e kësaj skeme të dyshimtë, sipas Vasilit lidhet me përdorimin e buxhetit të shtetit. Sipas një VKM-je, parashikohet që shteti do të paguajë garanci tek bankat me paratë e taksapaguesve. Kjo ngre pyetjen se përse duhet që buxheti i shtetit të mbulojë riskun e bankave private.

Lindin dyshime për ekzistencën e "bankave preferenciale", të cilat mund të kenë një marrëdhënie klienteliste me qeverinë dhe të përfitojnë nga ky mekanizëm.

Deklarata e plotë:

“Së pari, kthehemi në një shtet që sot nuk e quajmë dot më as shtet komunist, sepse siç është duket qartë fare zëvendësohen bankë, rrëmbehet kompetencat e bankave, rrëmbehen të gjykatave dhe ky shtet kthehet në fajdeçi.

 Dhe pse them fajdeçi? Se avokati tha me të drejtë që është parashikuar që jo të të marrin kolateralin, po të marrin diçka tjetër që të çmojnë ata.

Po a mos keni harruar që mund të kenë këta edhe terrene të mbarë dhe tokat në lart e poshtë nëpër Shqipëri që mund të jenë në zona të mira që u interesojnë këtyre për të bërë ato çfarë ndërtojnë këta dhe për të pastruar para?

 E dyta, po ne e dimë që ne kemi një sistem patronazhimi politik. Duke pasur këto, këta mijëra persona që ka këto lloj probleme, të listuar.

A nuk është shumë e lehtë që këta të jenë të shantazhueshëm në situata elektorale për t'u kujtuar borxhin që për t'u thënë, siç thoshin dikur që nuk po themi që do t'ua legalizojmë derisa të bëhen zgjedhjet dhe pastaj nuk ua legalizojmë më.

Pra t'i mbajmë me presionin që ju keni këtë borxhin, do t'ua marrim këtë, ua marrim shtëpinë e të gjitha, prandaj na jepni votën.

Së treti, është shumë interesante se thuhet në VKM që veprimet do të fillojnë pasi që shteti do të investojë, do të paguajë tek bankat garancitë përkatëse, pra do të hedhi para për këtë çështje.

Po buxheti i shtetit që futet në këtë mes, pra në këtë çështje, ç'është kjo që nxjerrim para nga buxheti i shtetit që t'i bëjmë gropë për banka? Apo mos ka banka preferenciale që qeveria i ka për zemër të veten, të cilat me të cilat japi të marrin nëpërmjet akomodimit të tyre këto lloj kredive?

Pra në vend që të marrim edhe japim. Vazhdojmë më tej. Çdo bankë, siç e dinë që të gjithë dhe siç janë mekanizmat të gjitha dhe në Shqipëri, po dhe në gjithë Evropën, ka sektorin e vet të menaxhimit të riskut.

Pra riskut të kredive, që menaxhon kreditë sipas modaliteteve, shtrirjeve në kohë, me siç me të drejtë avokati e nënvizoi e të tjera.

Ç' hyn qeveria në këtë mes kur këto, mekanizma janë të njohura me ligj dhe janë të njohura ndërkombëtarisht, në mënyrë të veçantë dhe mbi të gjitha në Evropën, ku ky vend është edhe kandidat për të anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe ka detyrimin të sillet në këtë mënyrë.

Pra çfarë ndodh? Bile ne shpesh themi ky shtet sillet si një shtet komunist. Por që të jemi të drejtë dhe korrekt, nuk sillet as si i tillë, sepse shtetit komunist ja kishte ja kishte njohur vetes këto të drejta të pakufizuara me kushtetutën e komunistëve në atë kohë.

Po ne në kushtetutë kemi të sanksionuar shumë mirë të gjitha të drejtat, të gjithë mënyrën se si trajtohen këto kredi dhe ku mbi të gjitha në çdo rast të një konflikti për kredinë, mos shlyerjen e saj e të tjera, kemi një gjykatës, një një vend që është gjykata".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco