Bardhi nxjerr VIDEO-n: Integrimi, nga ‘fajin e ka Saliu’, Rama ka kaluar tek ‘fajin e ka BE’

Bardhi nxjerr VIDEO-n: Integrimi, nga ‘fajin e ka Saliu’, Rama ka kaluar tek ‘fajin e ka BE’

17:58, 14/03/2026

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar premtimet e Edi Ramës të para 1 viti, që bënte ‘be e rrufe’ se Shqipëria do të integrohej në BE brenda pak vitesh.

Bardhi shkruan se, ‘vetëm një vit më parë, premtoi në fushatë, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-ës. Sot, nga ‘fajin e ka Saliu’, ka kaluar tek ‘fajin e ka BE’.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Çfarë mashtrimi dhe çfarë dështimi spektakolar!

Nuk është Bashkimi Europian peng i qytetarëve të vet, por Shqipëria peng i Edi Ramës dhe korrupsionit të qeverisjes së tij!

Vetëm një vit më parë, premtoi në fushatë, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-ës. Sot, nga ‘fajin e ka Saliu’, ka kaluar tek ‘fajin e ka BE’.

Sa më shumë dështon Rama si kryeministër dhe sa më shumë rritet korrupsioni, aq më shumë zgjatet lista e fajtorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco