Xhaçka, Tahiri dhe Balluku të 'pafajshëm', ndërsa Ahmetaj jo, ç'karagjoz kryeminister!

Xhaçka, Tahiri dhe Balluku të 'pafajshëm', ndërsa Ahmetaj jo, ç'karagjoz kryeminister!

11:46, 11/03/2026

Nga Petrit Vasili/

Kryeministri më i karagjoz dhe më pa parime i historisë së Shqipërisë çkrehu dje një fjalim diarreik për prezumimin e pafajësisë përpara bagëtisë së tij parlamentare.

Por sot asnjë njeri nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur që të dëgjojë broçkullat e një pengu si Edi Rama, sepse në vend që të dëgjojmë atë mjafton të shohim veprimet e tij për ta kuptuar menjëherë se çfarë soji është ky.

Rastet e njëpasnjëshme të Tahirit, Xhaçkës dhe Ballukut e poshtërojnë plotësisht Edi Ramën si një batakçi dhe hesapxhi ordiner, që s'ka lidhje me asnjë parim dhe aq më pak me prezumimin e pafajësisë.

Këta të tre akuzoheshin me fakte e prova asgjësuese për vepra shumë të rënda penale, megjithatë Rama përdori e shpërdoroi të gjithë pushtetin dhe Kuvendin e Shqipërisë dhe i mbrojti duke votuar për të mos lejuar arrestimin apo për t'u mbrojtur mandatin e deputetit, si dhe bëri edhe një avokati skizofrenike publike të tyre.

Po për Ahmetajn, që ishte edhe i vetmi socialist dhe absolutisht më i afti prej tyre, përse u kthye në një qen rruge dhe iu vërsul ta shqyente?

Përse prezumimi i pafajësisë së Ramës nuk vlejti aspak edhe për Ahmetajn, ndonëse akuzat ndaj tij ishin dukshëm të ngjitura me pështymë dhe në boshllëk provash e dokumentesh, aq sa hetimet ndaj tij zgjateshin e zgjateshin pa fund?

Pra, të vëna ballë për ballë, veprimet e Ramës tregojnë fytyrën e kreut të një organizate korruptive mafioze qeveritare.

Rama, që mbron me zjarr deri në budallallëk Ballukun, Tahirin, Xhaçkën, Veliajn, Beqajn, Dakon etj., përse vetëm tek Ahmetaj ngec keqas, humb kontrollin, përmjer parimet dhe kthehet në një bufon pa logjikë dhe dinjitet?

Ajo që shqiptarët kanë parë është shumë e qartë: Denoncimet e Ahmetajt u provuan që ishin të vërteta dhe tregonin një grabitje të së paku 14 miliardë euro, ndërsa akuzat e Ramës për Ahmetajn ishin vetëm shtërzime të një njeriu të kapur me presh në dorë.

Prezumimi i pafajësisë në rastin e Ramës është thjesht një gjethe fiku përpara zullumit kolosal të organizatës, që ai kryeson pavarësisht recitimit të tij histerik, ankthioz, të frikësuar dhe me marrje fryme përpara bagëtisë së poshtëruar parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco