‘Vepra të jashtëzakonshme’, Berisha demaskon fjalimin e Ballukut: E nxjerr blof me shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas

‘Vepra të jashtëzakonshme’, Berisha demaskon fjalimin e Ballukut: E nxjerr blof me shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas

16:51, 08/03/2026

Kryetari i PD, Sali Berisha nuk ka kursyer ironinë për ish Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalimin e dorëzimit të stafetës në këtë ministri për pasardhësin e saj, Enea Karakaçi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha e ka shoqëruar vetëm me video, duke treguar realitetin e vërtet pavarësisht  propagandës mediatike dhe fjalëve boshe të Ballukut dhe qeverisë së Ramës.

Videon, Berisha e ka shoqëruar me pamjet e shkatërrimit të rrugës nacionale Librazhd-Prrenjas, ku për mbi 10 ditë juglindja e vendit mbeti e izoluar, ndërsa qeverisë iu shemb propaganda me Korridorin e VIII, e trumbetuar si një super-investim nga qeveria për t’i dhënë frymëmarrje qarqeve në juglindjen e Shqipërisë.

 Edhe pse kanë hapur një rrugë provizore dhe të pasigurt për qytetarët, këta të fundit sërish ndihen të rrezikuar pasi qeveria e ka treguar se bën ‘dorëzim’ të veprave infrastrukturore pa kolaudim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco