Në gjyqin për Plarent Dervishajn dhe Jualian Meçajn, nën akuzë për atentatin e 2019 në Shkozet, SPAK kërkoi mbylljen e dyerve për mediat, teksa kishte paraqitur deri në këtë moment disa prova të reja nga SKY.
Gzetari i Syri tv fatjon Gjinaj, ka mësuar se prokurori Adnan Xholi i tha Gjykatës se ka mesazhe dhe prova mbi persona nën hetim që përbëjnë sekret teksa togat e zeza miratuan kërkesën duke u kërkuar gazetarëve të largohen nga salla. Vetë Dervishaj dhe Meçaj morën pjesë në seancë, e pasi dëgjuan një pjesë të provave të sjella nga SPAK që u vendosën në monitor, i pari u largua nga salla.
Më herët SPAK paraqiti disa prove shkresore të cilat kanë të bëjnë me komunikime në Sky ECC. Prokurori Xholi listoi para gjykatës të gjitha kodet e sky të perdorura nga grupi kriminal, dhe u ndal te kodi Sky i Palurent Dervishaj ku në bazë të disa komunikimeve provoi para gjykatës se këtë Sky ECC e perdorte pikërisht i pandehuri Dervishaj.
Në monitor i paraqitën disa komunikime, fotografi dhe pamje të shkëmbyera mes Dervishaj dhe përdoruesve të tjerë të aplikacionit të koduar. Seanca po vijon me dyer të mbyllura pasi do të lexohen disa komunikime që përbëjnë sekret hetimor.
© SYRI.net