Rritja e çmimit të naftës/ Xhaferri: Qeveria ‘ndez’ panikun dhe po lejon spekulimet në treg

Rritja e çmimit të naftës/ Xhaferri: Qeveria ‘ndez’ panikun dhe po lejon spekulimet në treg

09:26, 05/03/2026

Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve në Shqipëri ka ndezur sërish debatin publik mbi barrën fiskale që rëndon mbi qytetarët. Kjo rritje, e ardhur pas një lajmi periferik për një bllokadë të mundshme në ngushticën e Hormuzit, ka nxjerrë në pah atë që ekspertët e cilësojnë si një mekanizëm spekulativ dhe një politikë fiskale ndëshkuese.

I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, deputeti i PD Besart Xhaferri, tha se një nga shkaktarët e panikut në treg janë deklaratat e bëra nga kreu i qeverisë, i cili në vend që të ofrojnë siguri për tregjet, siç ndodh në ekonomitë normale, e inicion vetë krizën. Ky model, sipas tij, i jep sinjalin e gabuar tregut, duke i hapur rrugë spekulimeve me çmimet, pasi karburanti që shitet aktualisht në pika është blerë shumë kohë më parë dhe nuk ndikohet direkt nga zhvillimet e çastit.

BESART XHAFERRI: E para njëherë fillon me deklaratën që vetë kryeministri bëri, që është ai që i jep zjarrin panikut. Po nuk është hera e parë, e ka bërë këtë dhe kur filloi lufta Ukrainë-Rusi. E ka bërë edhe në raste të tjera krizash. Me një fjalë, në çdo vend demokratik, le të themi, por edhe të ekonomisë së tregut, qeveria në raste krizash mundohet që të japë siguri për tregjet dhe të japë garancira dhe madje edhe të të subvencionojë. Shqipëria është nga vendet e pakta ku kryeministri është ai që inicion krizën. Pra, është ai që jep alarm, është ai që i çon dhe sinjal tregut që unë e kam thënë paraprakisht dhe tani filloni dhe spekuloni, sepse kjo është vetëm një spekulim, që menjëherë të ndodhë një krizë në kanalin e Hormuzit dhe për disa orë të rriten çmimet në Shqipëri. Pra, nafta që ndodhet sot në Shqipëri, është naftë e blerë shumë kohë më parë, në depozita dhe... Është e pamundur...Është e pamundur dhe ajo, me një fjalë, që të vijnë me tuba. Pra, është një frymë qendrore që vjen dhe pastaj patjetër ata spekulantët tregtarë e përdorin këtë gjë.

Por qeveria duhet të japë garancinë dhe nëse do kemi krizë, duhet të rishohim edhe taksat që i vihen hidrokarbureve. Unë të kam nisur një tabelë që nëse do të dali, është një krahasim shumë i saktë mes naftës së Maqedonisë dhe naftës në Shqipëri. Nafta e Maqedonisë, pra, akcizën e ka më të ulët. Pra, në Shqipëri është 37 lekë akciza, në Maqedoni është 28 lekë. Taksa e qarkullimit në Maqedoni, meqenëse Maqedonia rrugët i ka me trarë, e ka bërë zero. Ne në Shqipëri i kemi rrugët me trarë dhe taksën e qarkullimit përsëri e paguajmë te nafta, që është 27 lekë. Është taksë qarkullimi, pra nuk është vetëm ndërtimi, është taksë qarkullimi. Dhe mos të kesh më pagesa trarësh. Po ne kemi dhe trarë, edhe këtë taksë.

Me një fjalë, o do marrësh filozofinë që e paguaj në karburant dhe nuk ç'harxhohem, pra nuk taksohem më vonë, ose do i bësh rrugët në stilin e Maqedonisë dhe do e bësh taksën e qarkullimit zero. Pra, vendet këtë zgjedhin, për shembull, Bullgaria nuk ka trarë, por ka një taksë qarkullimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco