Abuzimi me fondet e IPARD/ Sharka: Janë devijuar për oligarkët, BE duhet t’i rikthehen 34 milionë eurove!

09:11, 27/02/2026

Teksa Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka përfunduar një hetim të thelluar, duke zbuluar një skemë mashtrimi, i ka kërkuar zyrtarisht Shqipërisë të kthejë një shumë prej 34 milionë eurosh.

Gjatë një diskutimi në Syri Tv në emisionin e mëngjesit në ‘Kafe Shqeto’, panelistët u shprehën se fermerët e vegjël dhe të mesëm kanë qenë të përjashtuar sistematikisht nga mundësia për të përfituar prej këtyre fondeve për shkak të barrierave burokratike të qëllimshme.

Duke folur në emision, Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Eduart Sharka tha se përfituesve u kërkohej një tarifë korruptive prej 20% nga sekserë të lidhur me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Ministrinë e Bujqësisë.

Sharka pretendoi se paratë që duhej të shkonin për zhvillimin e bujqësisë janë devijuar drejt oligarkëve për diversifikimin e bizneseve të tyre apo edhe për ndërtimin e vilave luksoze, duke përmendur si shembull zonën e Dhërmiut.

Shifra prej 34 milionë eurosh, e disbursuar nga AZHBR, theksoi drejtuesi i Departamentit të  Bujqësisë në PD, është shuma që Komisioni Europian, bazuar në gjetjet e OLAF, kërkon t'i rikthehet, fonde që tashmë janë pjesë e një beteje të gjatë ligjore, pasi përfituesit i kanë apeluar vendimet.

Fermerët nuk kanë pasur as mundësi legale, fermerët e mesëm dhe të vegjël, sepse me një fermeri, me fondet e IPARD nuk aplikoje dot. Edhe fermerët e ashtuquajtur të mëdhenj nuk kanë patur mundësi sepse ë dosja për t'u përgatitur ishte e tillë dhe problemet që kanë fermat tona sot janë të tilla që ishte shumë vështirë për të për të aplikuar. Ata që e meritojnë fjalën fermerë dhe janë fermerë të vërtetë, janë mësuar të fitojnë para me djersë, dhe në momentin që futeshe te fondet e IPARD, kushti bazë ishte të negocijoje 20%, korrupsion me këto sekserët e AZHBR-së e të Ministrisë së Bujqësisë.

I kanë thënë fermerët vetë publikisht në gojën e tyre dhe në media, fermerët nuk kanë ndonjë entuziazëm dhe ndonjë pritje për fondet e IPARD, sepse në rast se do vazhdojë t'i ndajnë të njëjtët instrumente që i kanë ndarë dhe e njëjta qeveri, ata e dinë se pothuajse as asnjë financim nuk nuk shkon te fermerët, por shkon te vilat e Dhërmiut, apo tek diversifikimi i bizneseve të oligarkëve që duan të kenë dhe një, dhe një biznes në bujqësi, sepse në fakt, unë edhe t'i numëroj me raste, në Lushnjë ku i njoh unë, janë biznese që kanë përfituar dhe kanë, ka përfituar Zamir Mane, ka bërë sera në Lushnjë.

Po i marr një shembull, meqë është shumë sinjifikativ, edhe tani i ka shitur. Zyra e OLAF-it ka përfunduar hetimet. Ka kohë që e ka dorëzuar konkluzionin dhe ka gjetur mashtrime, mbasi janë bërë dhjetëra kontrolle dhe ka firmosur AZHBR-ja dhe të gjithë...OLAF-i e ka dorëzuar dhe Komisioni ka marrë vendim. Janë 34 milionë euro që Zyra e OLAF-it dhe Komisioni Europian i kanë kërkuar të kthehen. Dhe këto 34 milionë janë lekë të disbursuara nga AZHBR-ja. Janë në proces gjyqësore dhe vazhdon, kanë edhe atje ku ka fituar AZHBR-ja, ai përfituesi ka hedhur në Gjykatën e Apelit, dhe do vazhdojë një kalvar i gjatë për t'u rikthyer këto fonde tek AZHBR-ja dhe pastaj t'i rikthehen Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco