Rrugët e korrupsionit/ Dëmtimi i rrugës Kuç–Qeparo , Dervishi: Asnjë masë, investime pa standarde!

Rrugët e korrupsionit/ Dëmtimi i rrugës Kuç–Qeparo , Dervishi: Asnjë masë, investime pa standarde!

13:04, 26/02/2026

Në një kohë kur gjatë muajit shkurt 2026 disa akse rrugore në vend u dëmtuan rëndë nga rrëshqitjet dhe shembjet, duke nxjerrë në pah problematikat e infrastrukturës, ka reaguar edhe drejtuesi i Departamentit të Infrastrukturës në Partinë Demokratike, Besnik Dervishi.

Teksa ka parë nga afër situatën në segmentin Kuç–Qeparo, Dervishi tha se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë, ndërsa  degradimin e rrugëve e cilëson si një model qeverisjeje të dështuar dhe të korruptuar të kryeministrit Edi Rama, që ka prodhuar investime pa standarde dhe pa qëndrueshmëri afatgjatë.

"Jemi në afërsi të fshatit Qeparo në segmentin Kuç - Qeparo pjesë e rrugës së Lumit të Vlorës ku shikojmë që është dëmtuar në një gjatësi të konsiderueshme prej 100 metrash trupi i rrugës duke shkaktuar dëmtim dhe shkarje të konsiderueshme të saj. Përveç kësaj nuk shohim masa të marra nga autoritetet përkatëse për disiplinimin e lëvizjes me sinjalistikë përveç disa birilave që tregon se këtu ma shembje, këto më shumë i konfuzojnë drejtuesit e mjeteve se sa i ndihmojnë ato", tha Dervishi nga inspektimi ne terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco