Shqipëria po përballet me një "shpopullim të frikshëm" dhe një hemorragji të pandalshme të të rinjve dhe shtresës më të arsimuar të shoqërisë. Ines Nurja, drejtuese e departamentit të statistikave të PD-së thotë se
E ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv thotë se rikthimi i atyre që largohen është pothuajse i pamundur, ndërsa politikat qeveritare për të frenuar ikjen mungojnë ose janë të paefektshme, duke e çuar vendin drejt një kolapsi ekonomik dhe social.
“Fatkeqësisht, statistika për rikthimin akoma nuk ka. U tentua njëherë që të riktheheshin shqiptarët në vitin 2012, po u larguan pas dy vitesh shumë shpejt, sepse fatkeqësisht panë që nuk gjetën asnjë mundësi për t'u riintegruar në vend. Dhe unë nuk besoj që shqiptarët rikthehen. Prandaj gjithmonë theksoj që të marrin politika për të frenuar largimin, se ata që shkojnë andej, të paktën që shkojnë me punë dhe pjesa më e madhe tani, janë duke shkuar me punë. Ka një tendencë shumë të madhe të atyre që marrin leje punësimi që nga Shqipëria. Dhe ato nuk të rikthehen më në Shqipëri, sepse ne jemi një vend i cili kemi paga më të ulëta, i cili fatkeqësisht nuk ofron shërbime qoftë shëndetësore, qoftë arsimore në cilësi që duhen. Dhe ajo që më shqetëson më tepër, përveç këtyre largimeve në moshë të re, është largimi dhe i pjesës më të shkolluar, të cilët fatkeqësisht mund të kenë dhe kushte ekonomike shumë të mira në Shqipëri, mund të jetojnë një jetë cilësore, por nuk shohin perspektivën për qëndrimin në Shqipëri, qoftë për fëmijët e tyre, qoftë për veten e tyre.
Nurja evidenton dy fenomentet me të cilat po përballet shpollumi i Shqipërisë.
Janë dy fenomene: largimi i të rinjve deri në 35 vjeç dhe largimi i pjesës më të shkolluar, që fatkeqësisht është një shqetësim shumë i madh që po ndihet dhe do të ndihet edhe në vitet e ardhshme shumë shpejt. Nga studimi i fundit që ka bërë BERZH-I ikja e madhe e fuqisë punëtore nuk ndikon thjesht tek nuk ka njerëz, po ndikon direkt te prodhimi i përgjithshëm bruto. Sa më shumë largohen, aq më shumë duhet të bjerë Prodhimi i Përgjithshëm Bruto, megjithëse këto shifra që kemi neve nuk e tregojnë këtë lidhje. Domethënë, tregojnë të kundërtën. Rikthimet i shoh shumë të pakta, mos po themi fare. Prandaj them që duhet të marrim masa për të parandaluar ikjen, sepse kush shkon andej dhe kush integrohet andej, nuk rikthehet më.
Edhe teoria se fuqia punëtore e huaj mund të zëvendësojë boshllëkun e lënë nga shqiptarët duket se nuk qëndron. Sipas Nurjas, Ballkani dhe Shqipëria po përdoren gjithnjë e më shumë si një vend tranziti. Punëtorët e huaj vijnë përkohësisht, por nuk kanë arsye të qëndrojnë në një vend me paga dhe kushte më të dobëta, duke e përdorur Shqipërinë si një urë për të kaluar në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë Shqipëria rrezikon të shndërrohet në një destinacion për pensionistët e huaj, si ata italianë, që kërkojnë kosto më të ulët jetese, por jo një vend që ofron mundësi për rininë e vet.
"Në qoftë se flasim në aspektin ekonomik, mendoj që do të ketë shumë probleme. Problemet e para do të jenë pensionet, që është shumë problematike, sepse raporti normal i problemit të pensioneve do të jetë tre të punësuar me një pensionist. Kemi arritur në raportin afërsisht një me një. Dhe ky është problemi i parë madhor që do preki direkt, sepse nuk janë pak pensionistët në Shqipëri. Nga ana tjetër nuk ka zhvillim. Flitet shumë për ardhjen e punëtorëve të huaj. Mirëpo edhe në mbledhjen që u bë të Partive Popullore Europiane, u tha që Ballkani përdoret më tepër si një vend kalues, pra tranzitor. Mund të vijnë për momentin punonjës të huaj në Shqipëri, por nuk kanë pse të qëndrojnë në Shqipëri, në një vend me rroga më të ulëta, ku nuk kanë asnjë si kushte. Pra, e përdorin Shqipërinë si një mënyrë të tranzitojnë për të kaluar në vende të tjera të Bashkimit Europian. Pra dhe kjo teoria e ardhjes së fuqisë punëtore të huaj për mua nuk qëndron.
Kemi largimin e shqiptarëve nga njëra anë, dhe ata që vijnë të huaj përsëri largohen. Do të kthehemi në një vend që do të jemi okay për pensionistët italianë pse jo, që fatkeqësisht vijnë këtu dhe kanë çmime më të ulëta, kanë gjëra më të ulëta sesa në krahasim me Italinë dhe mund të kalojnë pensionin e tyre. Por Shqipërisë nuk i duhen pensionistët, Shqipërisë i duhet forca punëtore, i duhen të rinj për të punuar, për të rikthyer vendin ashtu siç duhet.
© SYRI.net