SYRI TV/ Berisha: Rama i përfshirë në dosjen Balluku, po pengon hetimin për të mbrojtur veten

15:51, 24/02/2026

Në konferencën e përditshme për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të bllokojë arrestimin e Belinda Ballukut për të mbrojtur veten e tij.

Berisha tha se në dosjen Balluku, Edi Rama është totalisht i përfshirë dhe se zv/kryeministrja është një ushtare e tij.

Ai shtoi se, edhe me ndryshimin e disa ligjeve, Rama po bëhet një pengesë serioze për drejtësinë, ndërkohë që kërkoi dorëheqjen e tij për përfshirjen në disa nga aferat më të rënda korruptive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco