Berisha: Nuk vendos grupi i deputetëve për imunitetet, por Këshilli i Mandateve. Socialistët janë skllevër që do ndjekin Belindën

Berisha: Nuk vendos grupi i deputetëve për imunitetet, por Këshilli i Mandateve. Socialistët janë skllevër që do ndjekin Belindën

13:30, 24/02/2026

Kreu demokrat Sali Berisha tha sot në një dalje për mediat se, “nuk vendos grupi i deputetëve për imunitetet, por Këshilli i Mandateve”. Sipas tij, “socialistët janë skllevër që do ndjekin Belindën”.

Marsi Korreshi: Z. Berisha, meqë jemi tek kjo çështje. Të enjten Edi Rama ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave për të vendosur lidhur me qëndrimin zyrtar për imunitetin e Ballukut. Keni një koment për këtë dhe a e mendoni se mund të ketë deputetë në radhët e socialistëve që mund t’i dalin kundër partisë?

Sali Berisha: Ju e dini që unë i kam quajtur mandate krimi mandatet e tyre. Dhe nuk e kam bërë pa baza, nuk e kam bërë pa argumente, pa fakte.

Por unë di një gjë, që nuk është grupi me Kushtetutë ai që përcakton qëndrimin ndaj kërkesës së prokurorisë për imunitetet. Nuk është grupi, është Këshilli i Mandateve që e voton dhe e përcakton.

Por ata si skllevër nuk guxuan të votojnë dhe u shprehën aty në kundërshtim me Kushtetutën se vendimin do ta marrin pasi të diskutojnë në grup.

Nuk ka ndodhur kurrë.

Kështu që ata janë marioneta të Edi Ramës, sepse të gjithë janë të lidhur në krime dhe e dinë që aty do ndjekin Belindën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco