Protesta e 20 shkurtit/ Dalin sot në gjykatë 18 protestuesit e ndaluar, mes tyre 2 të mitur

Protesta e 20 shkurtit/ Dalin sot në gjykatë 18 protestuesit e ndaluar, mes tyre 2 të mitur

09:43, 23/02/2026

Do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës 18 qytetarët e ndaluar gjatë protestës kombëtare të opozitës të 20 shkurtit. 

Burime bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar vendosjen e masës detyrim paraqitje ndaj të rinjve, ndërsa do të jetë gjyqtarja Klejda Meçe që do të vendosë mbi çështjen, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

Mes të arrestuarve që do të dalin para gjykatës janë dhe 2 të mitur 14 dhe 15 vjeç, që mbahen në arrest që prej 20 shkurtit.

Syri Tv solli me fakte arrestimet nga grupe efektivësh civilë dhe pa mjete identifikimi që kamufloheshin dhe kryenin arrestimet të qyetartëve që ngjasonin me rrëmbime në mes të kryeqytetit.

Uniformat blu nuk u kursyen të procedojnë edhe ligjvënësit demokrat, si në rastin e Klevis Balliut në cilësinë e organizatorit, teksa ishte gjithashtu, një nga deputetët që bashkë me Luçiano Boçin e Klevis Balliun pësuan lëndime.

Kujtojmë se në protestat e kaluara,  arrestimet janë konsideruar të paligjshme nga Gjykata e Tiranës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco