43 qytetarë mes të cilëve edhe të mitur u shoqëruan nga policia pas protestës së 20 shkurtit, por dhuna brutale e policisë duket se ishte e panevojshme për 26 prej tyre të cilët u lanë të lirë. 18 të tjerë do dalin para gjykatës, përfshirë edhe 2 të mitur 14 dhe 15 vjeç, që mbahen në arrest.
Protesta e opozitës është përballur me dhunë barbare nga ana e policisë e cila ka tejkaluar çdo protokoll duke goditur në kokë qytetarët me plumba gome e bombula gazi që mbërritën deri në korridoret e selisë së Partisë Demokratike.
Po kështu policia, në mënyrë dispropocionale ka hedhur sasi të jashtëzakonshme gazi lotsjellës dhe uji me presion mbi protestuesit paqësore, duke mos kursyer as deputetët e opozitës dhe gazetarët. Arrestime nga grupe civilësh që kamufloheshin mes turmave, tërheqje zvarrë dhe shërbime urgjencash spitalore, ishin vetëm disa nga shkeljet që u konstatuan gjatë protestës.
SYRI
Pasi goditën me gaz lotsjellës, ujë dhe mjete të forta protestuesit, policia e shtetit nisi reprezaljen e arrestimeve masive. 43 persona u shoqëruan në komisariate të ndryshme, por më tepër se gjysma e tyre, 26 të tilla, duket se ishin për statistikë, pasi u liruan. Megjithatë 18 protestues mbahen nën arrest, përfshirë dy të mitur 14 dhe 15 vjeç, ku do të jetë gjykata e Tiranës që brenda 72 orësh do të shprehet për ligjshmërinë ose jo të masës shtrënguese.
Uniformat blu nuk janë kursyer të procedojnë edhe ligjvënësit demokrat, si në rastin e Klevis Balliut në cilësinë e organizatorit, teksa ishte gjithashtu, një nga deputetët që bashkë me Luçiano Boçin e Klevis Balliun pësuan lëndime.
Në protestën e kaluar, ishte Bledion Nallbati që pësoi dëmtime të rënda, ndërsa më 20 shkurt, Senida Mehmeti, ish-kandidate për deputete Partisë Demokratike, që mori dëmtim të rëndë në kokë Ajo dyshon se është qëlluar nga efektivët e ndodhur në tarracën e kryeministrisë.
Ky është vetëm një nga fragmentet e protestës që u kap nga kamerat, i riu shtrihet në tokë dhe humb ndjenjat pasi goditet nga një bombul gazi lotsjellës që vjen nga distancë e largët duke e goditur në kokë.
Ndërsa kjo është mënyra se si u hodh gaz lotsjellës në mënyrë masive nga forcat e rendit
Çuditërisht, asnjë autoambulancë nuk u pa në rrugët ku zhvillohej protesta mbrëmjen e 20 shkurtit, as për personat që pësonin dëmtime, si në rastin e këtij të riu, që u desh angazhimi i protestuesve dhe deputetëve për ti dhënë ndihmën e parë dhe dërguar në spital me automjet privat.
Por automabulanca mbërrin në komisariatin nr 1, ku protestuesi Vilson Isha, ndonëse me fraktura të rënda në kokë, u mbajt për dy orë në qeli. Me insistimin e deputetëve demokrat, u bë dërgimi në spitalin e traumës ku u vizitua edhe nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Dhunës dhe veprimeve të ashpra të policisë edhe në këtë protestë nuk i shpëtuan gazetarët, duke përballur me ujin me presion dhe gazin lotsjellës.
Pas akteve të dhunës, civil të paidentifikuar nisën shoqërimet e qytetarëve në protestë, si në këtë rast, që u transmetua live në Syri Televizion.
Disa prej këtyre subjekteve të cilët qëndrojnë në pozicione të ndryshme në disa raste edhe mes turmës, apo si si në episod, para selisë së partisë demokratike, u denoncuan nga deputetët
Me dhjetra të tjerë, rrinin në grupe në trotuaret përballë PD-së, në pritje të urdhrave për arrestime
Ndryshe nga protestat e tjera ku u trumbetuan lëndime masive policësh, që në fakt në gjykatë u provuan vetëm 4 episode, në 20 shkurt, në raport me qytetarë, deputetë, protestues, punonjës të medias, që kërkuan ndihmë mjekësore, asnjë polic nuk pësoi dëmtime.
© SYRI.net