PAMJE/ Përmbytet Durrësi, rrugët dhe lagjet përreth stadiumit nën ujë

PAMJE/ Përmbytet Durrësi, rrugët dhe lagjet përreth stadiumit nën ujë

09:35, 20/02/2026

Reshjet e shiut në Durrës janë shtuar ndjeshëm gjatë orëve të vona të natës, të së enjtes.

Si pasojë e tyre, shumë nga rrugët e Durrësit janë përmbytur.

Rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë është rritur dukshëm.

Kjo ka krijuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve, por edhe në qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike paraqitet në zonën e Stadiumit.

Ende nuk ka një reagim nga forcat e emergjencave, ndërsa reshjet e shiut vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco