Ne një postim në rrjetet e tij sociale, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, uroi fillimin e Muajit të Bekuar të Ramazanit, duke përcjellë një mesazh besimi, reflektimi dhe shprese për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
Përmes këtij urimi, Meta thekson rëndësinë e solidaritetit, mëshirës dhe forcimit të vlerave shpirtërore në një kohë sfidash për vendin, duke e konsideruar Ramazanin si një moment afrimi me Zotin dhe ripërtëritjeje morale për shoqërinë shqiptare.
Postimi i Plotë:
GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT!
Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi!
Qoftë ky Muaj i Shenjtë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes nesh.
“Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.” – Kuran.
Me besim të palëkundur në Zot, u bashkohem lutjeve tuaja për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.
Qoftë Ramazani burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen!
© SYRI.net