I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Avenir Peka ekspert i çështjeve ndërkombëtare ka analizuar përplasjen mes gjyqësorit dhe ekzekutivit dhe lëvizjet e fundit në Kodin Penal.
Ai deklaroi se mënyra e vetme për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese ishte përmes përfshirjes së kryeministrit si institucion, konkretisht Këshillit të Ministrave, dhe jo përmes një akti individual pezullimi. Sipas tij, mekanizmi i përdorur synonte shmangien e trajtimit penal të çështjes dhe zhvendosjen e saj në një përplasje kompetencash mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, duke i dhënë kohë qeverisë.
Peka theksoi se ligji është i qartë dhe se pezullimi nuk përbën masë sigurie, ndaj nuk lidhet me imunitetin parlamentar. “Imuniteti ka të bëjë me shtrëngimin e lirisë personale, si arresti apo masat e sigurisë. Pezullimi nuk është masë sigurie,” argumentoi ai.
Peka nënvizoi se neni përkatës, i pandryshuar prej më shumë se tre dekadash, parashikon mundësinë e pezullimit për këdo, përveç funksionarëve të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, si deputetët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Në këtë kuptim, sipas tij, një anëtar i këshillit bashkiak gëzon më shumë mbrojtje sesa një ministër, pikërisht sepse është i zgjedhur drejtpërdrejt.
‘Mënyra e vetme për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese është të futej kryeministri si institucion. Pra Këshilli i Ministrave si institucion, dhe nuk mund të futej me pikën e pezullimit të asaj, individual. Duhet të shmangte ligjin penal edhe të shkonte tek përplasja e kompetencave midis gjyqësorit edhe edhe ekzekutivit.
Por kjo u gjet si mekanizëm që Rama ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, që të fitonte kohë. Dhe gjithë debati tjetër pastaj ishte debat shterpë, por normalisht që qytetarët nuk janë ekspertë as të së drejtës kushtetuese, as të së drejtës penale.
Por çështja ishte penale dhe u krijua një kakofoni jashtëzakonisht e madhe, edhe u krijua kakofoni për të, për t'i shmangur thelbit. Dhe thelbi kush ishte? A ka të drejtë gjykata të pezullojë një zëvendëskryeministër ose ose ministrin? Ka të drejtë, sepse është e zeza mbi të bardhë. Dhe tani e kuptojnë ata që kishte të drejtë sepse po e ndryshojnë, po e ndryshojnë ligjin.
Imuniteti që ata pretendonin nuk lidhet me atë nen. Imuniteti lidhet me shtrëngimin e lirisë personale që është arresti ose format, e masës së sigurisë.
Kjo nuk është masë sigurie. Pezullimi nuk është masë sigurie. Ka të paktën 35 vjet që ky nen nuk ka ndryshuar, thotë që mund të pezullosh këdo, me përjashtim të atyre që janë të zgjedhur drejtpërdrejtë. E zgjedhur drejtpërdrejtë është deputeti, është kryetari i bashkisë, edhe është anëtari i Këshillit Bashkiak. Dhe në këtë aspekt, anëtari i Këshillit Bashkiak ka më shumë mbrojtje sesa ministri. Pse? Sepse është i zgjedhur drejtpërdrejt.
Edhe thotë që po, ti mund të kesh shkruar shkelje, por ama ti ke një, një standard më të lartë, një nen më të lartë, sepse të ka zgjedhur populli. Edhe je përgjigje atij. Dhe nuk mund të pezullojë përderisa është populli që të ka zgjedhur. Këtij debati ju shmang ky. Ju shmang sepse gjeneza ishte e tillë që do çonte në, në...
Shiko, politikisht Rama, jo që të fitonte, po të minimizonte kosto, duhej që Belindën ta lëshonte menjëherë. Edhe opozitës ia hiqte kauzën, edhe ndërkombëtarëve i thoshte që shiko, nuk jam i kënaqur me veprimet që po bën, por unë do zbatoj vendimet e gjykatës. Edhe e lëshonte. Nuk e lëshoi dhe mori koston për vete. Është, është hera e parë, është hera e parë që nuk flet më Rama as për molla, as për dardha, as për bishta, as për njerëz.
Çfarë bëri me Kodin Penal? Hoqi nenin për bashkëpunëtorin e drejtësisë.
Ai është neni Belinda. Neni që ka hequr është neni Belinda dhe unë e kam kuptuar që ai do lëshojë Belinda Ballukun kur ka ndryshuar atë nen të Kodit Penal.
Ai nen i Kodit Penal, shqiptarët duhet ta quajnë neni Belinda Balluku. Që do të thotë, Belinda Balluku nesër nuk mund të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë. Sepse çfarë do të thotë bashkëpunëtor, sepse çfarë do të thotë bashkëpunëtor i drejtësisë? Bashkëpunoj me drejtësinë duke i dhënë informacionin në këmbim të një mase më të lehtë’, tha eksperti Avenir Peka në SYRI TV.
© SYRI.net