Berisha: Rama nuk ka pranuar asnjë kërkesë të opozitës për komisione hetimore, të gjitha i ka hedhur poshtë në mënyrë antikushtetuese

Berisha: Rama nuk ka pranuar asnjë kërkesë të opozitës për komisione hetimore, të gjitha i ka hedhur poshtë në mënyrë antikushtetuese

13:42, 17/02/2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar asnjë kërkesë të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, duke i cilësuar refuzimet si veprime antikushtetuese.

I pyetur nëse Partia Demokratike do të kërkojë një komision hetimor për çështjen e AKSHI-t dhe për raportimin e personave të përfshirë në dosje, Berisha u shpreh se kjo do të bëhet, por theksoi se mazhoranca ka bllokuar çdo nismë të opozitës.

Sipas tij, deri më tani janë depozituar shtatë kërkesa për komisione hetimore, të cilat, siç tha, janë hedhur të gjitha poshtë në mënyrë antikushtetuese.

Berisha e cilësoi këtë situatë si asgjësim të të drejtës së opozitës për kontroll parlamentar dhe theksoi se kjo është një shkelje e qartë e parimeve kushtetuese.

Deklarata e plotë:

Mariglen Kume: Zoti Berisha, ju sfiduat kryeministrin Edi Rama që të pranojë komisionin hetimor që Gerond Meçe apo anëtarë të tjerë të dosjes së AKSHI-t të raportojnë dhe të bëni hetimin parlamentar. A do kërkojë PD fillimisht një komision hetimor për skandalin e AKSHI-t?

Sali Berisha: Pa diskutim, por PD, ju e dini, që me qëndrime antikushtetuese ata nuk pranojnë asnjë kërkesë të opozitës për komisione hetimore.
I kanë asgjësuar.
Ne kemi dërguar gjer tani 7, në mos gaboj, dhe që të gjitha hidhen poshtë në mënyrë antikushtetuese.
Kjo është e vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco