Serish tension në Kuvend/ PS tenton të pengojë Berishën, foltorja bllokohet sësht nga opozita

Serish tension në Kuvend/ PS tenton të pengojë Berishën, foltorja bllokohet sësht nga opozita

10:55, 12/02/2026

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sërish nga tensionet, teksa foltorja u bllokua përsëri, pasi kryetari i Kuvendit, pas thirrjes së Sali Berishës, i dha fjalën një deputeti të Partisë Socialiste, duke i ndaluar Berishës të flasë, duke sjellë sërisht bllokimin e foltores.

Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan sërish foltoren, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje të qartë të të drejtës së fjalës.

Në rend dite sot është parashikuar zhvillimi i dy interpelancave me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.

Rendi i ditës në Parlament pritet të jetë i ngjeshur me kërkesa për llogaridhënie dhe votime projektligjesh. Deputetja Erisa Xhixho dhe deputeti Kapri kanë kërkuar interpelancë me Ministrinë e Arsimit mbi sigurinë në shkolla dhe masat kundër dhunës mes të miturve. Ndërkohë, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka thirrur në një seancë pyetje-përgjigje ministren e Shëndetësisë, Evis Salla, lidhur me problemet e shërbimit në qendrën shëndetësore të rrugës "Irfan Tomini".

Përveç interpelancave, deputetët do të votojnë ndryshime ligjore që prekin TVSH-në, akcizat dhe Trashëgiminë Kulturore. Seanca pritet të zhvillohet në një atmosferë të tensionuar, si pasojë e protestës së dhunshme të Partisë Demokratike dy ditë më parë, ku mbetën të lënduar efektivë policie dhe punonjës të medias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco