SYRI TV/ Berisha: Protesta e 10 shkurtit, moment historik, kryengritja fitoi mbi narko-regjimin

15:49, 11/02/2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi protestën e 10 shkurtit si një moment historik në përballjen e qytetarëve me narkoregjimin e Edi Ramës. Gjatë një konference për mediat, ai theksoi se kjo protestë riktheu shpresën dhe dëshmoi se qeveria e drejtuar nga Rama është në fund të mandatit moral dhe politik. Berisha akuzoi qeverinë dhe policinë për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve, duke denoncuar urdhrin e Edi Ramës për vrasjen e protestuesve që u qëlluan në kokë me plumba gome.

Kryetari i PD-së gjithashtu denoncoi dhunën ndaj gazetarëve dhe deputetëve të opozitës, duke theksuar se protesta e radhës do të mbahet më 20 shkurt. Berisha e cilësoi protestën e 10 shkurtit si një shenjë të fuqishme të revoltës popullore, që sipas tij, ishte një përballje historike me atë që ai e quajti regjimi diktatorial i Edi Ramës. Ai e krahasoi këtë protestë me ngjarjet e 20 shkurtit të vitit 1991 dhe theksoi se mesazhi i revoltës është se triumfi përballë narkoregjimit është i sigurt.

Berisha akuzoi Ramën për skenarë të përgjakjes së protestës për të mbuluar skandalin me ministrin Balluku dhe publikoi prova që sipas tij dëshmojnë dhunën ndaj qytetarëve, të cilët u goditën me plumba gome me qëllim asgjësimin e tyre. Ai gjithashtu denoncoi përdorimin e mjeteve piroteknike dhe gazit me presion nga ana e policisë për të sulmuar protestuesit.

Kryetari i PD-së gjithashtu e cilësoi si hakmarrje politike sulmin ndaj gazetarëve dhe deputetëve të PD-së, duke përmendur Bledion Nallbatin dhe Zija Ismauilin. Berisha paralajmëroi Ramën se ai do të mbajë përgjegjësi për këto akte dhune. Ai gjithashtu komentoi procedimin penal të deputetit Belind Këlliçi për dhunë në protestë, edhe pse ky i fundit nuk ishte prezent në shesh, por ndodhej në SHBA.

Berisha iu përgjigj gjithashtu akuzave të Edi Ramës dhe Albana Koçiut, të cilët pretenduan se efektivët e policisë ishin dhunuar nga protestuesit e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco