PD rrëzon policinë: Zyrat e propagandës mashtron, në spitalin e Traumës nuk ka efektiv të plagosur

PD rrëzon policinë: Zyrat e propagandës mashtron, në spitalin e Traumës nuk ka efektiv të plagosur

22:30, 10/02/2026

Partia Demokratike ka hedhur poshtë deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit, sipas së cilës 16 efektivë policie janë plagosur gjatë protestës së sotme, duke e cilësuar atë si një tjetër përpjekje për manipulim të opinionit publik.

Në një deklaratë zyrtare, PD thekson se dhuna e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, përfshirë edhe deputetë, po shoqërohet tashmë edhe me mashtrime të qëllimshme për të mbuluar përgjegjësit e vërtetë të dhunës.

Sipas Partisë Demokratike, në Urgjencën e Spitalit të Traumës, ku ndodhet i shtruar dhe nën kujdes mjekësor deputeti demokrat Bledjon Nallbati, nuk ndodhet asnjë oficer policie i plagosur, ndryshe nga sa pretendohet nga policia.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Policia i shton dhunës së ashpër ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, përfshirë edhe deputetë, mashtrimin e radhës me qëllim manipulimin e opinionit publik.

Zyrat e propagandës së narkopolicisë së gazit dhe të dhunës, thonë se 14 policë janë plagosur, si pasojë e dhunës në protestë. E vërteta është krejt ndryshe. Në urgjencën e Spitalit të Traumës, ku gjendet i plagosur dhe nën kujdes mjekësor, deputeti demokrat Bledjon Nallbati nuk ka asnjë oficer policie.

Sipas raportimeve në rrugë operative, në këtë Urgjencë janë paraqitur pesë oficerë policie të cilët janë përcjellë nga personeli, duke qenë se nuk kanë pasur as plagë dhe as shqetësime që kërkojnë trajtim mjekësor.

Burime nga Spitali i Traumës, bëjnë me dije se paraqitja e tyre është bërë me urdhër të narko-komisarëve të Policisë me qëllim manipulimin e opinionit publik dhe për të mbuluar dhunuesit dhe të dhunuarit e vërtetë të protestës së sotme.

Nga pamjet e shpërndara në media dhe në rrjete sociale shihen qartë se kush janë ushtruesit e dhunës dhe kush e ka pësuar dhunën.

Partia Demokratike dënon të gjitha aktet e dhunës ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe përfaqësuesve politikë, dhe u bën thirrje policëve të thjeshtë të mos zbatojnë urdhrat e narko-komisarëve.

Parti Demokratike shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen për kurajën qytetare, për gjithë të plagosurit dhe të ndaluarit nga policia, dhe i garanton se shumë shpejt dhunuesit e tyre do të marrin përgjigjen e merituar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco