Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Spitali i Traumës ku po trajtohet deputeti i PD-së Bledion Nallbati pas plagosjes në kokë, akuzoi kryeministrin Edi Rama për urdhërimin e sulmit gjatë protestës.
Sipas tij, urdhri është ekzekutuar nga drejtuesi i policisë Sokol Bizhga, të cilin e cilësoi përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.
Berisha shprehu gjithashtu keqardhje për plagosjen e operatorit të News24, duke thënë se dëshmitarët pretendojnë se mjeti shpërthyes erdhi nga ana e policisë. Ai kërkoi verifikimin e pamjeve filmike dhe paralajmëroi se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për ngjarjen.
FJALA E BERISHËS:
Edhe tjetër, unë i shpreh edhe mbështetjen dhe keqardhjen time më të madhe për operatorin e News24, por dëshmitarët okularë rrotull thonë që flaka ka ardhur nga ana e policisë dhe jo nga ana e protestuesve.
Kjo sigurisht, me nëpërmjet filmimeve, prandaj ju lutem shumë edhe ju, të kontrolloni të gjitha filmimet, sepse të dhënat janë që mjeti e, ose e ka kap policia ose e ka hedhur drejt operatorit, por sjelljet e policisë, sjelljet e banditëve, sjellja e Sokol Bizhgës është një sjellje kriminale e paparë.
Dhe unë e garantoj këtë bandit, e garantoj se do jetë përgjegjës për ditën, për, për dhunën, për dhunën shtazore, kafshërore të përdorur ndaj protestuesve.
Ju do shihni midis të tjerëve, një qytetar i cili është në një aftësi fizike krejt ndryshe, por është njeri që vjen, demokrat, që vjen në protesta. E kanë kapur në mënyrën më kafshërore, e hodhin mbi tela, e hodhin sikur të ishte një, jo, jo njeri, po sikur ishte, sikur të ishte një objekt, që të gjitha këto janë vepër e kriminelit Sokol Bizhga. Sokol Bizhga, thashë dhe njëherë, është njeriu, është njeriu.
Sokol Bizhga, thashë dhe njëherë, është njeriu, është njeriu, të cilin shpirti i Gjergj Mehmetit do ta ndjekë edhe në varr, atje ku shkoi. Ky bandit, jo uniformë polici, po ky duhet të ishte për tradhti të lartë të të kolegut të tij në mision, në detyrë, që e dorëzoi tek bandat e Sarandës territorin dhe vetë shëndosh e mirë, sot ky komandon policinë.
Ja ky është Edi Rama me çfarë komandon policinë.
© SYRI.net