FOTOLAJM/ 'Faleminderit Rama që i riktheve studentët në fantazma': Protestuesit shpërthejnë me mesazhet kundër KM!

FOTOLAJM/ 'Faleminderit Rama që i riktheve studentët në fantazma': Protestuesit shpërthejnë me mesazhet kundër KM!

17:12, 10/02/2026

Pak çaste para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, në shesh kanë mbërritur grupet e para të mbështetësve. Disa prej tyre janë paraqitur me uniforma simbolike dhe pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Edi Rama.

Një nga sloganet që ka tërhequr vëmendjen është: “Faleminderit zoti Rama që i riktheve studentët në fantazma”, një mesazh që synon të godasë politikat e qeverisë ndaj të rinjve dhe emigrimit.

Protesta zhvillohet në një klimë të tensionuar politike. Opozita akuzon mazhorancën se po pengon funksionimin e drejtësisë, duke mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas Partisë Demokratike, kjo situatë tregon një pushtet që mbron interesat e veta dhe jo zbatimin e ligjit, ndërsa shumica parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco