'Rama hajdut, presion drejtësisë' Burimi: Pse Gonzato hesht?

19:15, 05/02/2026

Analisti Genc Burimi denoncon heshtjen e Brukselit përballë aferave korruptive të qeverisë Rama por dhe presionin që kryeministri po i bën sistemit të drejtësisë.

Në studion e “Task Forcë’  Burimi tha se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi qeverinë shqiptare, por edhe mbi përfaqësuesin e BE-së, i cili financohet nga taksat e qytetarëve për të mbrojtur vlerat themelore të Unionit, siç është shteti i së drejtës. Heshtja e tij interpretohet si një dështim për të përmbushur këtë detyrë.

“Pse nuk reagon Gonzato (anbasadori i BE-së Silvio Gonzato)? Se unë s'pres nga as nga francezi, as nga gjermani, as nga italiani. Pres nga ambasadori i Bashkimit Evropian. Ky zotëri, ky kryeministër i një vendi që aspiron të hyjë në BE, shkon dhe bën një presion të jashtëzakonshëm mbi drejtësinë, qoftë duke mos dorëzuar drejtësisë një element të ekzekutivit, qoftë po ashtu duke e penguar drejtësinë të shkojë në Gjykatë Kushtetuese për punën e pagave. Pra është një ndërhyrje flagrante te drejtësia. Pse nuk vepron Evropa? Unë kam një parim shumë të qartë, s'merrem me hajdutin, unë merrem me atë që ne paguajmë të na ruajë nga hajduti.

Kjo Europë Serbisë e detyroi Vuçiç të pranojë zgjedhje të parakohshme. Në Shqipëri ka mbyllur gojën. Sot unë dua që Goncato t'i përsërisë Edi Ramës se çfarë është shteti i së drejtës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco