PD, takime në Kongresin Amerikan! Bardhi: Bashkëqeverisja me krimin në Shqipëri, pasoja në aleancën me SHBA

PD, takime në Kongresin Amerikan! Bardhi: Bashkëqeverisja me krimin në Shqipëri, pasoja në aleancën me SHBA

19:05, 05/02/2026

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka ndarë momente nga vizita në Washington DC, ku u takua me kongresmenin Michael R. Turner, ish-kryetar i Komitetit të Inteligjencës në Kongresin Amerikan. 

'Shqipëria është e nderuar të ketë një aleat strategjik si SHBA, dhe është jetike që të angazhohet në prioritetin e Presidentit Trump për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, kartelëve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.'-u shpreh ai

Gjatë takimit, Bardhi dhe kongresmeni Turner ndanë shqetësimet e Shqipërisë për pasojat që ka bashkëqeverisja me krimin e organizuar dhe rëndësinë e forcimit të aleancës strategjike me SHBA në këtë drejtim.

Postimi:

Washington DC

Në Kongresin Amerikan me kongresmenin Michael R. Turner, që ka drejtuar për një kohë të gjatë Komitetin e Inteligjencës në Kongres.

Shqipëria është e nderuar të ketë aleat strategjik SHBA, dhe e ka jetike që të përkushtohet në prioritetin e Presidentit Trump për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Ndamë me kongresmenim Turner shqetësimet tona në raport me këtë prioritet strategjik dhe pasojat që ka bashkëqeverisja me krimin e organizuar në Shqipëri, në aleancën strategjike me SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco