Prej më shumë se 30 vitesh, banorët e lagjes “15 Tetori” në qytetin e fierit vuajnë pasoja e një pjese të degraduar të rrugës për të cilën nuk është marrë asnjë veprim përmirësimi. 50 familje, sidomos ata që kanë fëmijë e të moshuar si pjesëtarë detyrohen të përdorin kalime të tjera, më të gjata si distancë dhe po aq problematike për të siguruar mbarëvajtjen e punëve. nga organet qeverisësve ka deri tani vetëm premtime.
SYRI TV
Për të shkuar drejt qendrës së qytetit apo institucioneve shtetërore, detyrohen të përdorin kalime të tjera, më të gjata dhe po aq problematike, vetëm për të zgjidhur hallet e përditshme apo për të paguar faturat mujore.
Banorët e kësaj pjese të lagjes “15 Tetori” kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme dhe derisa institucionet të reagojnë, kjo rrugë mbetet simbol i premtimeve të pambajtura dhe i problemeve që banorët po përballojnë çdo ditë.
© SYRI.net