Bllokimi i aksit në Dragostunjë/ Blushi: Kur korrupsioni vë në rrezik qytetarët, shembja e qeverisë, ulëritëse

17:26, 01/02/2026

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar nëpërmjet një video në lidhje me skandalin e shembjes së masivit shkëmbor në aksin nacional Elbasan-Qafë Thanë, në Dragostunjë, duke bllokuar për orë të tëra dhe vënë në rrezik jetën e mijëra qytetarëve të cilët po kalonin në këtë rrugë.

‘Rrugë që shemben, para që vidhen. Edhe fajin ia hedhin Zotit: Ai na përmbyt, Ai na shemb rrugët! “Punë Zoti”, - thonë. Jo! Zoti nuk vjedh! Edi Rama po’, shkruan Blushi në Facebook.

Postimi i plotë:

Rrugë që shemben, para që vidhen.

Edhe fajin ia hedhin Zotit: Ai na përmbyt, Ai na shemb rrugët! “Punë Zoti”, - thonë.

Jo! Zoti nuk vjedh! Edi Rama po.

Kur korrupsioni shemb gjithçka dhe vë në rrezik jetën e qytetarëve, shembja e Qeverisë bëhet domosdoshmëri ulëritëse.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco