Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në Shkodër, duke shkaktuar alarm në zonë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme.
© SYRI.net