‘50 mln euro përlahen me një firmë te 'Llogaraja’/ Bozdo: 260 mln euro për Qukës-Qafë Plloçë, jashtë çdo standardi!

‘50 mln euro përlahen me një firmë te 'Llogaraja’/ Bozdo: 260 mln euro për Qukës-Qafë Plloçë, jashtë çdo standardi!

11:50, 27/01/2026

Mes akuzash, ligjvënësi demokrat, Enno Bozdo nga foltorja e Kuvendit u shpreh se qeveria nuk ka aspak prioritet qytetarët, por korrupsionin e vjedhjen.

Teksa renditi disa nga projektet infrastrukturore që kanë kushtuar miliona euro, tha se ato kanë rezultuar pa asnjë standard,  duke u kthyer edhe në rrezik për qytetarët.

“Për Tunelin e Llogarasë 50 mln euro përlahen me një firmë të vetme. 260 mln euro të rrugës Qukës – Qafë Plloçë përfundojnë me rrëshqitje bllokim rrugës jashtë çdo standardi. Por para për shqiptarët nuk ka. Paguajnë para me taksat tona, dhe gjithçka kundër interesit publik', tha Bozdo.

'Në qeverisjen tuaj atje ku ka një tender ka një hajdutëri, ku ka një ligj ka një hapësirë për evazion fiskal, ku ka një inspektoriat, ka një bandë gjobvënëse. Dhe çështja është ose të ngrihemi të gjithë për t’i shkurtuar jetën regjimit, ose të pranojnë këtë situatë. Por ne kemi treguar se nuk do të bëjmë asnjë hap pas”, theksoi ndër të tjera ligjvënësi i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco