Erjon Alibej dëshmon nga SPAK me video-konferencë për gjyqin e vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë

Erjon Alibej dëshmon nga SPAK me video-konferencë për gjyqin e vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë

21:06, 26/01/2026

Nga Elton Qyno – Syri.net

Erjon Alibej, njëri nga bashkëpuntorët e prokurorisë së Posaçme SPAK mesidtën e sotme ka qënë i pranishëm në ambjentet e prokurorisë, duke dhënë shpjegime lidhur me një proces gjyqësor që po zhvillohet në Belgjikë, lidhur me vrasjen e mikut të tij, Arjan Spahiut.

Alibej, Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nga ambjentet e burgut Nr.313 duke u futur nĂ« ambjentet e SPAK dhe nĂ« prani tĂ« Altin Dumanit, ka bĂ«rĂ« njĂ« lidhje me video-konferencĂ« me autoritet Belge, duke dĂ«shmuar nĂ« gjyqin penal qĂ« po zhvillohet nĂ« BelgjikĂ« ndaj tĂ« pandehurve, Franc Çopja Gagarin, Blerim Mamutajn, Elton Roçi qĂ« njihet ndryshe si (Fat Katnari), Endrit Sadedinin (i burgosur nĂ« ShqipĂ«ri), Elvis Muratajn dhe Eljo Bitri.

Alibej ka dëshmuar përmes një lidhje video-konference me gjykatën Belge, duke treguar të njëjtin kalvar vrasjesh që ka treguar disa muaj më parë dhe në Gjykatën e Posaçme.

Në dosjen penale Belgë është dhe Eljo Bitri, një vrasës me pagesë që ka kryer për llogari të disa grupleve kriminale, një seri krimesh në Durrës, Elbasan, Kavajë dhe Belgjikë.

Eljo Bitri, fillimisht u arrestua në Hollandë me dy pistoleta në brez dhe pasi u ekstradua në Belgjikë, vendosi të bashkëpunojë me prokurorët Belgë.

Ndërkohë i pandehuri Elton Roçi, është kushëriri i Eljo Bitrit të arrestuar nga SPAK për llogari të operacionit "Plumbi i Artë", rezulton të jetë njeriu që ka shitur dhe ka dhënë informacion për vrasjen e Arjan Spahiut në Molenbeek të Belgjikës.

Emri i Elton Roçit ose "Fat Katnari" rezulton si i përfshirë në ekzekutimin e Spahisë në vitin 2020. Ai është zbuluar së fundmi në dosjen "Dumani", e cila tashmë ka shkuar në gjyq me disa të pandehur.

Siç del në dokumentet hetimore, Roçi ka qenë shok fëmijërie me Arjan Spahiun dhe për shkak të njohjes së vjetër dhe kryerjes së punëve të pista, ata dinin shumë për njëri-tjetrin.

Madje Elton Roçi është dhe njeriu që ka ndërmjetësuar takimin e parë të zhvilluar mes Arjan Spahiut dhe Nuredin Dumanit.

Takim nga i cili është pasuar më pas në një marrëveshje trepalëshe midis Dumanit, Spahisë dhe Alibej, për të kryer disa vrasje në Durrës, Peqin dhe Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco