Kryekomisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është treguar i prerë se në Tiranë nuk do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor, siç ishin shpallur me dekret nga Presidenti i Republikës.
Deklarata e kreut të KQZ, u bë në konferencën me gazetarët në këtë institucion, i cili tha se pezullimi i zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet, vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të marrë në shqyrtim në themel dhe në seancë plenare, ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.
Sipas tij, është mesë e qartë që KQZ pas vendimit të Kushtetueses nuk mund të kryejë asnjë lloj vendimi që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranës, pasi kjo do të ishte një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.
Në momentin kur GJK ka pezulluar atë pjesë për dekretin, është sikur ai dekret të mos ekzistojë përkohësisht. Do të ishim në thyerje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nëse KQZ, do të vazhdonte me procesin përgatitur të zgjedhjeve në Tiranë.
Bazuar në urdhërimin e GJK, të gjitha institucionet, që vendimi i adresohet do të duhet ta respektojë. Kjo është e qartë. KQZ s’mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhen me zgjedhjet në Tiranës.
Është çështje e kompetencës së GJK për të vendosur mbi ankim,in që është bërë nga Veliaj, në lidhje me vendimin e shkarkimit të tij. Do të vendosë GJK e pastaj do të shohim për më tej. KQZ s’është duke zhvilluar asnjë veprimtari që lidhet me zgjedhjet në tiranë për më 9 nëntor, për shkak të urdhërimit të GJK.
© SYRI.net